Fabrika e drithërave
Në vitin 1979 përfundoi ndërtimi dhe filloi puna e fabrikës për trajtimin e farërave në kompleksin agroindustrial “Malishgani” në Klinë. Ajo përpunonte grurë, misër, thekër, tërshërë, luledielli dhe bizele foragjere.
Një traditë në prodhimin dhe përpunimin e farërave, nga Klina për bujqësinë.
01 / RRËNJËT TONA
Agroelita është trashëgimtare e të drejtave pronësore, teknologjisë dhe përvojës së fabrikës së farërave të kompleksit agroindustrial “Malishgani” në Klinë, e cila filloi punën në vitin 1979.
Veprimtaria kryesore, që nga fillimi, është prodhimi dhe shumëzimi, përpunimi dhe paketimi i farërave. Fabrika lidh tokën bujqësore dhe bashkëpunimin me fermerët me linjat industriale të përpunimit, përfshirë teknologjinë e re digjitale.

TRADITA JONË
Në vitin 1979 përfundoi ndërtimi dhe filloi puna e fabrikës për trajtimin e farërave në kompleksin agroindustrial “Malishgani” në Klinë. Ajo përpunonte grurë, misër, thekër, tërshërë, luledielli dhe bizele foragjere.
Në vitin 1988 u përfundua fabrika e re për trajtimin e farërave të jonxhës, luleve dhe perimeve — farërave të imëta.
Në vitin 2006, ndërmarrja u shit përmes një tenderi të hapur publik të zhvilluar nga autoritetet e AKM-së dhe Qeverisë së Kosovës. Prona, asetet, detyrimet dhe të drejtat e tjera iu bartën kompanisë dhe pronarit të ri. Kompania u regjistrua si “Agro Elita” SH.P.K., duke pranuar dhe zbatuar ligjet e procedurat e kërkuara nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
TOKA DHE INFRASTRUKTURA
Kompleksi i fabrikës shtrihet në rreth 4 hektarë dhe ka infrastrukturën për prodhim, përpunim e ruajtje. Kompania zotëron mbi 300 hektarë tokë pune dhe bashkëpunon me fermerët për rreth 1.000 hektarë tokë të kontraktuar.
PËRPUNIMI DHE RUAJTJA
Hapësirat për ruajtjen e farërave dhe drithërave kanë kapacitet të përgjithshëm prej 14.500 tonësh.
Magazina ka sipërfaqe prej 4.000 m² dhe lartësi prej 6 metrash.
Njëra nga dy linjat për grurë, elb, tërshërë dhe farëra të tjera të drithërave përpunon 3,5 tonë në orë.
Linja e dytë për përpunimin e farërave të drithërave përdor teknologji të re digjitale dhe përpunon 10 tonë në orë.
Një linjë e dedikuar për farërat e misrit përpunon 2,5 tonë në orë. Njësia funksionon në të gjitha proceset e saj të prodhimit.
Fabrika e jonxhës dhe farërave të tjera të imëta ka 20 dhoma ose bokse magazinimi, ku farërat mbahen të thata dhe në kushte të përshtatshme.
Fabrika për trajtimin e jonxhës dhe farërave të tjera të imëta është e vetmja e këtij lloji në Kosovë dhe rajon, me kapacitete të mëdha prodhimi e magazinimi dhe kushte të përshtatshme për ruajtjen e farërave.
05 / NA KONTAKTONI